Shkup, 10 mars – Fondacioni “Albiz”, në realizimin e platformës kulturore organizon“Mbrëmje Poetike” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 mars. Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni “Albiz” shpall konkurs letrar për poezi ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë interesuarit e moshës prej 15 deri 25 vjet, njofton KOHA.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri më 15 mars 2018, në postën elektronike të Fondacionit Albiz: [email protected].
Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj, çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.
Juria do të bëj përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2018.
Çdo konkurrues nëse është një nga të përzgjedhurit e 10 – shes duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.
Me këtë rast do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para nga të cilat 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.
Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.