Shkup, 17 gusht – Qeveria britanike për vitin shkollor 2020/2021 do të ndajë mbi 1.500 bursa Çivning në nivel global, të cilat paraqesin investim të konsiderueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin e gjeneratave të ardhshme të liderëve globalë.
Aplikimi për bursat filloi më 5 gusht dhe do të zgjasë deri më 5 nëntor të këtij viti.
Çivning bursat u ndahen personave të cilët tregojnë potencial udhëheqës dhe kanë bazë të shkëlqyeshme akademike për shkollim të studimeve njëvjeçare për studimet master në cilin do universitet britanik.
Ambasadorja britanike në vend, Rejçel Galouej thekson se me bursat u ofrohen mundësi liderëve të rinj ambiciozë, profesionalë dhe inovativë nga të gjitha fushat të cilët do të studiojnë në Britani të Madhe dhe do të jenë të hapur ndaj mundësive të reja që do t’u ofrohen gjatë studimeve të tyre.
Sipas drejtorit të Çivning Sekretariatit, Ben Kouts, këto bursa u mundësojnë individëve nga tërë bota të studiojnë në një ndër universitetet më të mira në nivel global. (koha.mk)