Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është shpallur Konkursi për ndarjen e 20 bursave “ Boris Trajkovski”, për studime të ciklit të dytë të zbatimit të programit për biznes dhe administratë pranë SITI Kolegjit “ – Fakulteti Ndërkombëtar në kuadër të Universitetit të Shefildit nga Britania e Madhe, i vendosur në Selanik, Republika e Greqisë.
Bursat ka të bëjë për vitin akademik 2018/2019 për drejtimet : Menaxhment i përgjithshëm, marketing, financa, mbështetje logjistike, menaxhim në shëndetësi dhe Menaxhim i resurseve njerëzore.
Vlera e bursës është 14.890 dhe mbulon shpenzimet e regjistrimit. Gjysmën e mjeteve , përkatësisht 7.445 euro i siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë – Ministria e Arsimit dhe Shkencës , ndërsa pjesën tjetër “ SITI Kolegji” . Ndërsa shpenzimet e rrugës, akomodimin dhe shpenzimet tjera ditore i mbulon vetë kandidati.
Të gjitha informacionet më të hollësishme për kriteret si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim gjenden në linkun në vazhdim – http://mon.gov.mk/index.php/AL/2014-07-23-14-03-25/vesti-i-nastani-alb/2442-onkurs-per-ndarjen-e-bursave-oris-rajkovski-per-studime-te-ciklit-te-dyte-per-zbatimin-e-mba-programit-ne-universitetin-shefild-per-vitin-akademik-2018-2019.
Afati i fundit për aplikim është 20 korrik 2018.