Nicolo Zaniolo pati paraqitje të shkëlqyera sezonin e kaluar. Pasi e kompletoi transferimin te “Giallorossët”, si pjesë e marrëveshjes për ta dërguar Radja Nainggolanin në Inter, italiani shkëlqeu me klubin romak, madje mori thirrje edhe nga Përfaqësuesja e Italisë.
Si rezultat i formës së tij të mirë, ka shumë ekipe që janë të interesuar për të, ku kryesojnë Juventusi dhe Tottenhami, transmeton “Sporti në KTV”. , përcjellë gazeta Koha.
Por, për t’i siguruar shërbimet e tij, “Gazzetta dello Sport” shkruan se në konkurrencë ka hyrë edhe skuadra e Arsenalit, që është gati t’i ofrojë pagë shumë të madhe.
Edicionin e kaluar, Zaniolo shënoi 6 gola dhe pati dy asistime në 36 lojë.