Konjufca: Qeveria Hoti është e paligjshme, do të përballet me protesta

27

Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se qeveria e ardhshme është e paligjshme.

“Votimi i qeverisë do të ndodhë, por do të jetë e paligjshme, sepse kjo qeveri do të përballet me protesta”, është shprehur Konjufca.

Ai gjithashtu tregoi se cfarë do të bëjë VV’ja pasi të krijohet qeveria e re.

“VV’ja do ta organizojë popullin e Kosovës për imponimin e vullnetit e vet, të mos ketë qeveri pas zgjedhjeve”.

Tutje, ai foli edhe për protesta. Konjufca tha se VV’ja nuk do të organizojë protestë, por do ta përshëndeste protesten e shoqërive civile.

“Nuk kemi lajmruar për nesër për protesta, sepse ne e thirrim publikisht dhe nuk na vjen keq të thirrim protest. Mund të ketë shoqëri civile dhe individ dhe ne e përshëndesim, por VV’ja nuk ka thirr protestë. Ajo cka mund të them sonte është se protestat janë të pashmangshme”, thotë Konjufca.

Gjithashtu, Konjufca tha se veprimi i parë i qeverisë së re do të jetë heqja e reciprocitetit.

“Nuk kemi dyshime se kjo qeveri, veprimin e parë që do ta merrë, do të jetë heqja e reciprocitetit me qeverinë”, shtoi Konjufca.

Comments are closed.