Konjufca flet për numrin e zëvendëskryeministrave Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca tha se Qeveria e ardhshme do t’i ketë dy zëvendëkryeministra. Këto deklarata Konjufca i dha në emisionin e përjavshëm “Argument Plus” që transmetohet në RTV21. I pyetur se a synon ndonjë post ministror, ai tha se kjo do të jetë çështje e brendshme e VV-së. Kurse sa i përket zëvendëskryeministrave, Konjufca tha se Qeveria Kurti nuk do t’i ketë më shumë se dy. “Sa i përket numrit të zëvendëskryeministrave, unë mendoj se dallon prej zëvendësministrave, sepse për zëvendësministra tashmë jemi pajtuar. Po për zëvendëskryeministra mendoj që është njëra prej temave e cila do të mbetet prej më të fundit dhe do të përmbyllet në këtë takimin që do ta kenë Kurti dhe Mustafa.”, dhe në formë ironie shtoi se do t’i ketë së paku 150% më pak zëvendëskryeministra se Qeveria Haradinaj. “Nuk besoj se do t’i ketë më shumë se dy zëvendëskryeministria”, deklaroi më tej ai.