Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është i bindur se shteti e ka siguruar mbështetjen nga numër i mjaftueshëm i anëtarëve në Këshillin e Evropës (KE) për anëtarësimin në këtë organizatë ndërkombëtare, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Pas njoftimit të lajmit se shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla sot në Strasburg edhe zyrtarisht e dhënë aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në KE, Konjufca shfaqi shpresë se tani është momenti i duhur për këtë.
Konjufca shfaqi respekt edhe ndaj qeverive të kaluara të Kosovës për aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim të afërsisë drejtë KE-së.
“Për shkak kontributit të gjatë dhe të fokusuar, mendoj se ky është viti i vërtet i Kosovës për aplikim në KE këtë vit, më shumë për atë se ka ndryshime në rrethanat ndërkombëtare, për shkak sulmit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Poashtu, edhe vullneti i shumë shteteve që kanë pranuar Kosovën është drejtpërdrejtë të na mbështesin”, deklaroi Konjufca.
Përskaj kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca e përmend, deklaratën e fundit të kancelarit Ollaf Shollz, të dhënë para presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për mbështetjen e Kosovën në KE.
“Kjo na jep optimizëm se është e mundur dhe se duhet të kemi sukses në këtë drejtim”, deklaroi Konjufca, me rastin e nderimeve të 24-vjetorit të vdekjes së heroit të Kosovës, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Rahmani.
Qeveria e Kosovës sot në mëngjes ka mbajtur një seancë elektronike, në të cilën në parim ka miratuar iniciativën për anëtarësimin e vendit në KE.
Në KE bëjnë pjesë 46 vende dhe pranimi i një anëtari të ri kërkon votat e dy të tretave të tyre. Sipas njoftimeve të mediave në Prishtinë, shpresat e autoriteteve të Kosovës për t’iu bashkuar organizatës janë rritur që nga përjashtimi i Rusisë.
KE është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg, Francë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje në Bruksel theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE do të ishte shkelje e marrëveshjeve të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht mes dy vendeve dhe njoftoi “përgjigje serioze” dhe “pasoja” nëse kjo ndodhë.