Konjufca: Nuk i dhashë ultimatum LDK-së

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka sqaruar deklaratën e tij që u pa si dhënie ultimatumit ndaj LDK-së.

Disa ditë më parë në DPT te Fidani, Konjufca tha se LDK duhet të përcaktohet ditëve në vijim se cfarë do në raport me VV-në dhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Konjufca ka thënë se dikujt prej LDK-së po i konvenon për të bërë keqkuptime të tilla.

“Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesën e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgatitur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshmë për zgjedhje. Mendojë që ka qenë keqkuptim deklarata ime për koalicionin me LDK-në sepse dikujt prej LDK-së po i konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK.