Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Kushtetuesja i jep të drejtë partisë së dytë të formojë Qeveri, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm kur çdo herë partia e dytë do të rrëzojë qeveri dhe merr pushtetin.
Ai po ashtu ka thënë se presidenti nuk mund të thirret në 83 deputetë, pasi që PDK-ja e cila ka 25 deputetë, është kundër një qeverie të re dhe se e njëjta po kërkon zgjedhje të reja. Ai ka thënë se presidenti ka kompetenca vetëm të kthejë legjitimitetin te populli.