Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka komentuar vendimin e KGJK’së për ndalim të kandidimit për deputetë të personave me vepra penale, përfshirë Albin Kurtin.
Ai ka akuzuar kryetaren e KQZ’së, Valdete Dakën se po do eliminimin politik të Albin Kurtit.
‘’Kushdo që merr vendim në kundërshtim me atë vendim, hyn në veprën penale. Personi që po lufton që Kurti të mos certifikohet, është Valdete Daka. Me i shpall luftë vullnetit kosovar për ndryshime në Kosovë. Kjo është kapje e shtetit”, shton ai.