Shkup, 5 mars – Shënimi i datave të rëndësishme historike, sikurse është edhe ky i hapjes së shkollës së parë të vashave – 131 vjet më parë në qytetin e Korçës, duhet të shërbejë si moment reflektimi për çfarë kemi arritur deri më sot në sferën arsimit dhe ku dëshirojmë të shkojmë. Ky ishte mesazhi që u dha të hënën në Akademinë solemne që kishte organizuar me rastin e 7 Marsit, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Megjithëse i ri sa i takon viteve të funksionimit, UNT nuk është kursyer të jap kontributin e vet në sensibilizmin e ngjarjeve që kanë nderuar historinë e ndritur të shqiptarëve, sidomos atë pjesë që lidhet me arsimin dhe kulturën tonë kombëtare pavarësisht trojeve ku është zhvilluar ajo. Historia e shkollave dhe arsimit është gjithashtu e pandashme dhe një segment që bashkon kombin, pasi çdo herë në të gjitha etapat e historisë – nuk ka munguar kontributi institucional që kanë dhënë Tirana dhe Prishtina në mbështetje të ilimunizmit të shqiptarëve të Maqedonisë ashtu sikurse nuk kanë munguar personalitet e ndritura të shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbështetja popullore për ngjarje që kanë shënuar historinë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)