Kongresmenia meksikane gjendet e varrosur, një muaj më parë u rrëmbye nga disa të armatosur

66

Trupi i një kongresmeneje meksikane të zhdukur është gjetur në një varr të cekët, më shumë se një muaj pasi ajo u rrëmbye nga burra të armatosur.

Anel Bueno, një ligjvënëse 38-vjeçare, u rrëmbye në 29 prill në Ixtlahuacán, një qytet bregdetar  ku tregtia e drogës është në nivele shumë të larta. Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador u tha gazetarëve të mërkurën se i dyshuari i arrestuar për vrasjen e Bueno, ështe anëtar i partisë së tij.

“Ende nuk i dimë shkaqet”, – shtoi López Obrador. Ixtlahuacan ndodhet 30 minuta larg me makinë nga Tecomán, një qytet piktoresk bregdetar, që ka fituar reputacion si komuna më vrastare e Meksikës, për shkak të pozicionit të saj strategjik për kontrabandën e drogës.

Në vitin 2017 shkalla e vrasjeve në Tecomán sipas një raporti, ishte 172.5 vdekjeve për 100,000 banorë, shifër që i ngjan një zone të luftës. Vitin e kaluar, u gjetën më shumë se 100 varreza klandestine, që përmbajnë kufomat e atyre që kishin guxuar të vidhnin drogë.

Colima është një nga pesë provincat në Meksikë, që departamenti i shtetit në Amerikë, i këshillon udhëtarët të mos e vizitojnë.

Comments are closed.