Uashington, 25 janar – Shërbimet amerikane të sigurisë për momentin hulumtojnë një numër të madh të kërcënimeve ndaj kongresmenëve para vazhdimit të paralajmëruar të debatit në Senat për revokim të ish presidentit amerikan Donald Tramp.
Mediat amerikane, duke i’u referuar një burimi anonim të administratës së re, kuptojnë se kongresmenëve u kanë arritur kërcënime për vrasje dhe sulme fizike jashtë Kapitoll Hillit.
Për shkak të kërcënimeve dhe frikave se demonstrantët e armatosur kanë mundur të kthehen dhe të bëjnë përpjekje të re për sulm mbi ndërtesën e Kongresit, policia e Uashingtonit dhe strukturat tjera të sigurisë federale kërkojnë mijëra pjesëtarë të Gardës nacionale të mbesin të sistemuar në kryeqytetin e SHBA-së.
Senati sonte përgatitet ta vazhdojë procesin gjyqësor për revokim të ish presidentit Tramp.
Komanda e Gardës nacionale kumtoi se, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme, numri i pjesëtarëve të angazhuar të sistemuar në Uashington është më i vogël se 20.000. Është paralajmëruar se shumica, rreth 13.000 prej tyre, në ditët në vijim do të kthehen në vendet e tyre, ndërsa në javët e ardhshme, numri i tyre do të zvogëlohet deri në rreth 5.000 pjesëtarë të Gardës nacionale të cilët do ta ruajnë kryeqytetin e SHBA-së deri në mes të marsit.