Uashington, 20 shkurt -Administrata amerikane tenton në shpejtësi t’i jep teknologji bërthamore Arabisë Saudite, thuhet ne raportin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Siç bën të ditur Bi-Bi-Si, raporti është punuar në bazë të njohurive se presidenti amerikan Donald Tramp dhe kompani që lidhen me të, ndërmarrin aktivitetet që, “mund të sjellin në përhapjen e armës bërthamore”.
Komisioni, në të cilin dominojnë demokratët, ka paralajmëruar se planifikon të fillojë hetime për atë nëse Shtëpia e Bardhë planifikon ndërtimin e reaktorëve nuklear amerikan në Arabinë Saudite.
Riadi nga ana tjetër pohon se bëhet fjalë për reaktorë dedikuar për ndërtimin e centraleve bërthamore si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve saudite për diversifikim të burimeve të energjisë.
Por, kongresmenë amerikanë dyshojnë se ndërtimi i reaktorëve do të mund të lidhet me tentimin për armatosjen e Arabisë Saudite e cila është rival kryesor rajonal i Iranit.
SHBA dhe Arabia Saudite edhe më herët kanë negociuar për ndërtimin e reaktorëve nuklear, por negociatat kanë dështuar pasi Riadi nuk ka mundur të jep garanci të forta se ato nuk do të përdoren për prodhimin e armës atomike.