Shkup, 15 tetor 2018 – Komisioni për partneritet demokratik i Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së në letrën adresuar kryeministrit Zoran Zaev shprehë inkurajim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese të cilat janë tëp domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës edhe krahas sfidave pas referendumit, mes të cilave edhe përpjekjet e hapura dhe të mbuluara ruse për ta minuar Marrëveshjen.
Letra, të cilën e pranoi kryeministri i Maqedonisë, është nënshkruar nga Piter Roskam, kryesues nga Partia republikane dhe Dejvid Prajs, zëvendës-kryesues nga Partia demokratike, ndërkaq është dërguar në emër të 20 kongresistëve, republikanë dhe demokratë.
Kongresistët nga ky Komision, mandati i të cilit është të bashkëpunojë me vendet partnere të SHBA-së për zhvillim të institucioneve efikase dhe përgjegjëse, në letrën drejtuar Zaevit dhe Qeverisë përgëzojnë për shumicën e madhe të votave “për” në referendum dhe theksojnë se Kongresi amerikan mbetet fuqishëm me qytetarët e Republikës së Maqedonisë në aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Demorkacia nuk është vetëm mbajtje e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por ajo që ndodhë mes dy cikleve zgjedhore. Tani është koha që bota ta shohë energjinë e demokracisë në Maqedoni, përmes konfirmimit të vullnetit të votuesve për ndërlidhjen e tyre me botën perëndimore”, thuhet në letër.
Kongresistët amerikanë theksojnë se kontesti për emrin me Greqinë ka qëndruar tejet gjatë në rrugën e integrimeve euroatlantike të cilat do të thonë përfitime për qytetarët e Maqedonisë dhe se është koha që kontestet e këtilla të lihen anash, përmes angazhimit për përparim përfundimtar.
Nëshkruesit e letrës theksojnë se Kongresi i SHBA-së mbetet edhe më tutje i përkushtuar në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe i inspiruar nga rruga demokratike nëpër të cilin ecin qytetarët e Republikës së Maqedonisë.