Kongresi i VMRO-së, të pranishëm 411 nga gjithsej 544 delegatë

Në Kongresin e VMRO-DPMNE-së që dje dhe sot po mbahet në Vallandovë të pranishëm janë 411 nga gjithsej 544 delegatë, ka konkluduar Komisioni verifikues i Kongresit. Ky është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e Kongresit sipas statutit të partisë.

Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së dhe rritjen e numrit të delegatëve.

Të pranishmit me brohoritje “Nikollë, Nikollë” kanë falënderuar liderin e deritanishëm të partisë Nikolla Gruevski për sakrificën e bërë për VMRO-në.