Shkup, 27 shtator – Përveç se në tregun e punës, është e rëndësishme që personat e shurdhët të inkuadrohen edhe në shoqëri. Nuk mundet të flasim vetëm për tranzicionin nga shkollimi deri tek vendi i punës, në jetën e njerëzve ka dhe linja të kuqe dhe për ne është e rëndësishme të gjejmë mënyrat për të mënjanuar këto linja të kuqe, tha Aleksandra Karovska nga Instituti për arsim special dhe rehabilitim në Fakultetin filozofik.
“Duhet të fillojmë që t’ju besojmë nxënësve që janë të shurdhër që ta udhëheqin tranzicionin e tyre, kjo është mënyra më e mirë që të ndihen autonomë dhe të pavarur, sepse kanë të drejtë që të kenë burimet e tyre”,- tha Aleksandra Karovska nga Instituti për Arsim Special dhe Rehabilitim.
“Vetëm bashkërisht me këta persona mund të punojmë dhe të formojmë shoqëri që do t’i kompletojë ata si të pavarur me kompetenca profesionale konkurrente në tregun e punës e në të gjitha sferat e jetës”,- theksoi një pjesëmarrës.
Sipas zëvendësministres së arsimit, nuk është e mjaftueshme që këta persona të kalojnë vetëm përmes sistemit arsimor. Shumica prej tyre kanë aftësi të veçanta dhe se gjatë shkollimit nga mësimdhënësit ata duhet të angazhohen për atë se për çfarë janë të shkathët.
“Duhet t’i përgatisim që vetë t’i kryejnë obligimet ditore dhe gjetjen e vendeve të punës, me çka do të ndihen më të pavarur”,- u shpreh zëvendësministrja e arsimit. Të rinjtë e shkolluar që janë të shurdhër dhe memecë, kërkojnë gjithashtu që në shkolla të mësohet edhe gjuha maqedonase. Megjithatë, ka probleme edhe në mësimin në shqip të këtyre personave.