Shkup, 13 nëntor – Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, janë paraparë disa manifestime edhe në Maqedoni që do ta përkujtojnë këtë ngjarje të madhe.
I përfshirë në këto manifestime do të jetë edhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërorë të Shqiptarëve, kurse drejtori i këtij Instituti ka përgatitur një befasi që ndërlidhet më historinë e Kongresit të Manastirit.
Drejtori Asani nuk ka parapëlqyer të zbulojë detaje se për çka bëhet fjalë, por premton se ajo çka do të prezantojë para publikut të gjerë do të jetë një fakt shumë dokumentues që flet për madhështinë e kësaj ngjarjeje historike. (koha.mk)