“Capitol Hill” ose Kongresi i ShBA-ve është evakuuar ndërsa Shtëpia e Bardhë është vendosur në situatën emergjente të mbylljes pas raportimeve se një avion joreagues po fluturonte mbi zonën e Washington DC dhe nuk po komunikonte me kontrolluesit e trafikut ajror.
Një korrespondues për The Indpendent ishte mes atyre raportuesve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ekipet e raportuesve ishin futur brenda nga Shërbimi Sekret Amerikan dhe të cilit i ishte thënë se ajo ishte një pjesë e strehës që ofrohej në raste të jashtëzakonshme, përkthen Periskopi.
Korrespondenti raportoi edhe lëvizje që dukeshin se bëheshin nga vendi ku lëshoheshin raketat.
Urdhërat për Evakuim u lëshuan rreth orës 8 e 30 të mëngjesit me orën e atjeshme lokale ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos në situatë emergjente 15 minuta më vonë.
Kjo u bë pas gati 30 minutash në panik, në të cilën zyrtarët federalë u bënë gati për një situatë potencialisht katastrofale.
Shumë njerëz të zonës kishin parë një helikopter evakuimi që rrinte në pritje mbi Capitol Hill.
Avioni në fjalë thuhet të kishte qenë i vogël dhe joarmiqësor, megjithëse detajet shtesë nuk u bënë të ditura.