Uashington, 9 tetor – Kongresi amerikan do të bëjë përpjekje që presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ta paguajë shtrenjtë ofensivën në Siri kundër forcave kurde, aleatë të Uashingtonit, paralajmëroi sot senatori republikan, Lindzi Gream.
“Lutuni për aleatët tanë kurdë, të cilët paturpësisht i braktisi administrata e Trampit”, shkroi ai në Tuiter.
“Do të bëj përpjekje në Kongres që Erdogani ta paguajë shumë shtrenjtë”, shtoi ky senator i cili zakonisht e mbështetë presidentin Tramp.
Erdogan sot në Tuiter kumtoi se ka dhënë urdhër për fillim të operacionit ushtarak në Siri të cilin e quajti “Burimi i paqes” dhe shkroi se qëllimi i operacionit është të çrrënjoset “kërcënimi nga terrori”.
Paraprakisht, televizioni turk transmetoi se aeroplanët turq i bombarduan pozitat e kurdëve sirianë përmes kufirit, nga ana e Turqisë.
Zëdhënësi i forcave kurde, Mustafa Bali sot deklaroi se aeroplanët ushtarak turq filluan të sulmojnë “rajone civile” në veri të Sirisë dhe se kjo ka shkaktuar panik në mesin e banorëve nga kjo sferë.(koha.mk)