Kongres ndërkombëtar studentor për të katërtën herë në Shkup

16

Më shumë se 80 studentë prej 35 vendeve të botës nesër dhe pasnesër në Shkup do të marrin pjesë në Kongresin ndërkombëtar studentor, i cili organizohet për të katërtën herë nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit. Kongresi fokusohet në “Krijimin e botës së re në erën e globalizuar” , ndërsa studentët do t’i analizojnë aspektet ligjore, politike, ekonomike, sociale, psikologjike, arsimore, artistike dhe inxhinierike.

Në hapjen e Kongresit, siç është paralajmëruar,do të marrin pjesë  përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupa diplomatik, shoqëria civile, bota akademike dhe studentë.

Comments are closed.