Shkup, 24 dhjetor – Nëpunësit doganor gjatë dy javëve të fundit zbuloi dhe konfiskoi tentim për fshehje të kokainës dhe shumë tentimeve për fshehjen e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë mbajtur disa pjesë për automjete transportuese, vaj motorik, targa të regjistrimit, rripa për ngarkesë, pije alkoolike, stoli ari, prodhime teknike, drebont, veshje dhe falsifikime.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme në vendkalimin kufitar Deve Bair, gjatë kontrollit të automobilit bullgar me të cilin, për hyrje në shtet janë paraqitur dy shtetas bullgarë, të kryer në kërkesë të nëpunësve policorë nga vendkalimi kufitar janë zbuluar 115 gramë kokainë, informojnë nga Drejtoria doganore.
Në dy raste të ndara nga ana e ekipeve doganore mobile, janë konfiskuar 16 pjesë për automjete transportuese, 40 litra vaj motorik dhe targa komplot të regjistrimit dhe leje qarkullimi.
Gjatë kontrollit të automobilit nga Maqedonia, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë, i cili u pengua nga ana e nëpunësve policorë në aksin rrugor Veles- Shkup, nga ekipet doganore mobile janë konfiskuar 240 litra raki shpie dhe 30 litra verë shpie.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, tek një udhëtar në autobusin turk që qarkullonte në linjën e rregullt Stamboll – Gostivar, janë zbuluar 19 copë stoli ariu, me masë prej rreth 58 gram.
Në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore janë zbuluar 32 shkopinj kompjuterike Intel STK1AW32SC dhe Intel STCK1A32WFC, 23 karrikusa për mbushjen e të njëjtëve dhe 1 drebont i përdorur.
Nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë, zbuluan 214 copë veshje për fëmijë (tuta, bliza, xhupa, xhinse ejt) të zbuluara gjatë kontrollit të automobilit të Maqedonisë, të drejtuar nga shtetasi poashtu i Maqedonisë.