Shkup, 31 tetor 2018 – Më datën 29.10.2018, rreth orës 22, me urdhër të Drejtorit të IPK Idrizovë është kryer bastisje nga ana e nëpunësve të burgut. Bastisja është bërë pasi është vërtetuar se të dënuarit në mënyrë ilegale kanë poseduar telefona mobil brenda burgut, dhe asnjë shkak tjetër nuk ka qenë arsyeja për bastisjen e realizuar.
Një pjesë e të dënuarve, me qëllim që të ndërpresin bastisjen kanë shkaktuar zjarr në njërën prej qelive, ndërsa të tjerët kanë shkaktuar dëm të qëllimshëm material, ku ka ardhur deri te derdhja e një sasie të madhe të ujit. Pas përfundimit të këtyre ngjarjeve, situata është vënë nën kontroll nga nëpunësit e burgut, ndërsa bastisja ka vazhduar edhe në qelitë e tjera. Gjatë bastisjes kanë konfiskuar gjithsej gjashtë telefona celular, ndërsa nga burgu është siguruar telefoni dhe kontakti me të afërmit. Duke patur parasysh rrezikun e lartë nga personat e dënuar të vendosur në këtë repart, bastisja është realizuar me sukses.