Tre qytetarë të Shqipërisë janë privuar nga liria, pasi Departamenti për Shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Policisë Kriminale, mbrëmë kanë kapur rreth 60 kilogram marijuanë duke prerë kështu edhe një tjetër kanal ndërkombëtar të tregtisë së marijuanës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 1:40 të mëngjesit në autostradën Strugë-Qafëthanë afër fshatit Frangovë, gjatë kontrollit janë kapur tre persona K.G (56), E. Ç (24) dhe N. H. (40) nga Përrenjasi i Shqipërisë, të cilët në rrugë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër e transportonin marijuanën nga territori i Shqipërisë në Maqedoni.
Efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan shtatë thasë që përmbanin 14 paketime të marijuanës.