Buenos Ajres, 27 qershor – Policia argjentinase sot kumtoi se në një operacion të madh ka konfiskuar rreth 1.000 pushka, mbi 30.000 plumba me kalibër të ndryshëm dhe mbi njëqind mjete shpërthyese, që paraqet deri më tani konfiskimi më i madh i armëve në historinë e Argjentinës.
Në kuadër të operacionit është kryer bastisje në rreth 50 lokacione dhe janë arrestuar 17 persona.
Policia informon se arma e konfiskuar në Argjentinë është kontrabanduar nga SHBA-ja dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Mes armëve të konfiskuar ka pasur pushka “Kallashnikov” dhe mitraloza “Brauning”.
Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe rreth 166.000 dollarë para të gatshme.