Javën e ardhshme do të jem si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, për të asistuar, kur të përgatisim procesin përgatitor, të ashtuquajturin screening për fillimin e mundshëm të negociatave vitin e ardhshëm…, thotë Hani
Bruksel, 12 korrik – Javën e ardhshme do të jem si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, për të asistuar, kur të përgatisim procesin përgatitor, të ashtuquajturin screening për fillimin e mundshëm të negociatave vitin e ardhshëm. Është patjetër e nevojshme që ne të bëjmë një lloj inventari se ku ndodhet vendi përkatës kandidat në të gjitha aspektet e tij juridike në krahasim me gjendjen juridike në BE, dhe në bazë të gjendjes të caktojmë objektin e negociatave. Kështu në një intervistë për Dojçe Velen ka thënë Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, ndërsa ka shtuar se kjo është një punë shumë e gjerë dhe që varet shumë nga ajo që sa të angazhuar do të kontribuojnë të dyja vendet për këtë.
“Javën e ardhshme do të jem si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, për të asistuar, kur të përgatisim procesin përgatitor, të ashtuquajturin screening për fillimin e mundshëm të negociatave vitin e ardhshëm. Është patjetër e nevojshme që ne të bëjmë një lloj inventari se ku ndodhet vendi përkatës kandidat në të gjitha aspektet e tij juridike në krahasim me gjendjen juridike në BE, dhe në bazë të gjendjes të caktojmë objektin e negociatave. Kjo është një punë shumë e gjerë dhe do të varet shumë që sa të angazhuar do të kontribuojnë të dyja vendet për këtë, por gjithsesi kjo është diçka që besoj se do të jetë e tillë”, ka thënë Han. Secili vend ka detyrat e tij të shtëpisë, është shprehur më tej Han.
“Shqipëria, për shembull, ka në këtë drejtim arritje për t’u shënuar me reformën e saj të gjerë të drejtësisë, e cila tani ndodhet në fazën e zbatimit me asistencë ndërkombëtare. Kjo vlen në fakt për të gjitha shtetet e rajonit, veçanërisht përsa i përket rritjes së pavarësisë, cilësisë, profesionalizmit dhe të transparencës së drejtësisë, për të fituar edhe besimin e qytetareve dhe qytetarëve në këto institucione. Kjo pasqyrohet në fund në tërheqjen e investitorëve të huaj, kur ata mund të kenë besim te një drejtësi funksionuese dhe e pavarur”, ka thënë eurokomisari i BE-së. (koha.mk)