Drejtuesit e Milanit gjenden në Gjermani, ku kanë mbyllur marrëveshjen me Wolfsburgun për mbrojtësin e majtë, Ricardo Rodriguez. Sipas Sky, Wolfsburg ka pranuar ofertën e Milanit, e cila është 15 milionë euro, plus bonuset. Rodriguez nesër në mëngjes pritet të arrijë në Mialno, ku fillimisht do të kryej testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare. Zvicerani kështu bëhet transferimi i tretë gjatë kësaj vere, pas Mateo Musacchis dhe Franck Kessie. Po ashtu Milan është në garë edhe për tre sulmues të njohur, Pierre-Emerick Aubameyang, Belotti dhe Alvaro Morata.