Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen edhe njëherë në luftë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në versionin WBC, raporton Insporti.
Diçka e tillë tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht, ndërsa data dhe vendi do të përcaktohet së shpejti në marrëveshje me menaxherët dhe boksierët.
Wilder dhe Fury u ndeshën më 2 dhjetor në Los Anxxhelos, por meçi përfundoi pa fitues pasi gjyqtarët vlerësuan 115-111 për Wilder, 114-112 për Fury dhe 113-113, bën të ditur Insporti, duke u bazuar në të dhënat zyrtare.