Konfirmohet përbërja e KSHZ-së, seanca e Kuvendit në orën 18

Shkup, 26 korrik  – Sonte në orën 18 do të mbahet seancë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në të cilën deputetët do të duhet ta zgjedhin përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i kryetarit, Talat Xhaferi.

Paraprakisht Komisioni për zgjedhje dhe emërime në seancë të shpejtë i konfirmoi shtatë anëtarët e përbërjes së re të KSHZ-së, që duhet ta zbatojë referendumin për Marrëveshjen me Greqinë, në fund të shtatorit.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski, i lexoi emrat e harmonizuar partiak, që tanimë i janë dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Oliver Derkovski nga VMRO-DPMNE-ja është konfirmuar për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Ditmire Shehu nga BDI-ja për nënkryetare.

Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE-ja, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM-ja, si dhe Enver Saliu nga Besa do të jenë anëtarë të KSHZ-së.

Në seancën e sotme të Kuvendit, krahas zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, do të shqyrtohen edhe ndryshimet në ligjin për financimin e partive politike, të Ligjit për Qeveri dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sipas asaj që është dakorduar në takimin e liderëve të hënën.