Mesfushori i Liverpoolit Georginio Wijnaldum nuk do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube nesër kundër Monterrey, ka konfirmuar klubi anglez.
Wijnaldum ka udhëtuar me skuadrën për në Doha, ku ai është duke e vazhduar rehabilitimin nga lëndimi, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Nga ana tjetër, qendër-mbrojtësi Virgil van Dijk, nuk është parë fare në stërvitje, por që shumë shpejt pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp.
Dejan Lovren dhe Rhian Brewster janë larguar nga skuadra shkaku i lëndimeve, teksa Ki-Jana Hoever dhe Sepp van den Berg priten të udhëtojnë drejt Katarit pas Kupës Karabao sonte./