Konfirmohet mungesa e gjatë e Aubameyang

Arsenali do të luajë tri sfidat e ardhshme pa shërbimet e sulmuesit kryesor të skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni i “Topçinjve” u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Crystal Palace dhe Arteta konfirmoi mungesën e tij për tri sfida.

“Na është konfirmuar se Aubameyang do të mungojë për tre ndeshje. Është mëkat i madh dhe një humbje e madhe për ne, pasi e dimë shumë mirë se ai nuk është një futbollist që luan ashpër dhe bën ndërhyrje të tilla me qëllim. Është për të ardhur keq, por ai mori një vendim për të ndërhyrë dhe tani na duhet ta pranojmë”, tha Arteta.

Në rolin e Aubameyang, si sulmues i majtë, alternativat nuk mungojnë, por eksperienca po. Nelson, Saka dhe Martinelli mund ta mbulojnë atë rol, por mungesa e Aubameyang vështirë të zëvendësohet nga këta tre lojtarë të rinj.