Konfirmohet Madonna në “Eurosong”, në Izrael

Siç njofton Independent, Madonna, njëra prej muzikantëve më të mëdha të muzikës pop të të gjitha kohërave, do të performojë në “Eurosongun” e sivjetmë në Izrael.

Unioni i transmetuesve evropianë (EBU) ka konfirmuar për “Haaretz” se këngëtarja do t’i performojë dy këngët e saj në këtë ngjarje që do të mbahet në maj të këtij viti në Tel-Aviv. Sipas informacioneve aktuale, njëra këngë do të jetë hiti i saj i famshëm, ndërsa tjetra do të jetë një këngë e re.

Raportet më parë sugjeronin se Madonna dhe producentët e garës janë në konflikt, sepse kënga e re përmban mesazhe politike.

Performanca e superyllit thuhet se kushtoi një milion dollarë, ndërsa biznesmeni me origjinë hebraike Sylvan Adams i pagoi shpenzimet e performancës së këngëtares amerikane, shkruan KOHA Ditore.

Madonna më parë ka performuar në Izrael tri herë, për herë të parë në vitin 1993, pastaj më 2009 dhe 2012.