Operatorët të cilët në vit realizojnë minimum bruto të ardhura prej 100.000 euro nga sigurimi i rrjeteve dhe shërbimeve publike eletronike-komunikuese në fondin kompensues për shërbime universale për këtë vit duhet të paguajnë 0,25 për qind nga të ardhurat e përgjithshme që e kanë realizuar vitin e kaluar, vendosi Agjencia për Komunikime Elektronike.
“Në pajtim me nenin 106 paragrafi 3 nga Ligji për komunikime elektronike ndërsa lidhur me nenin 33 nga paragrafi 2 i Rregullores për sigurimin e shërbimeve përfshirë me shërbimet universale, lartësia prej 0,25 për qind është përcaktuar në pajtim me përqindjet e mjeteve të nevojshme në fondin kompensues për shërbime universale për vitin 2017 prej të cilave do të bëhet pagesa e neto shpenzimeve të dhënësve të shërbimit universale që llogariten si dalllim mes neto shpenzimeve të cilat dhënësi i shërbimeve universale do t’i kishte nëse nuk ishte dhënës i shërbimeve universale me ç’rast merren parasysh fitimi procentual dhe volitshmëritë jomateriale që i ka dhënësi i shërbimit universal gjatë sigurimit të shërbimit universal”, theksohet në vendimin e publikuar në ueb faqen e AKE.
Në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatori për të ardhurat e përgjithshme të realizuara për vitin 2016 , drejtori i Agjencisë për Komunuikime Elektronike duhet të sjell vendim të veçantë për çdo operator me të cilin konfirmohet vlera e sakt e mjeteve që operatori duhet ta paguajë në fondin kompenseus për shërbime universale, si dhe afatin për pagesë.
AKE e krijoi Fondin për shërbime universale në mars të vitit 2013 në pajtim me Ligjin për komunikime elektronike.