Xhakarta, 2 tetor – Në tërmetin dhe cunamin e fuqishëm që e goditi ishullin indonezian Sulavesi jetën e humbën të paktën 1.234 persona. Bilancin e ri sot e publikoi zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, Sutopo Purvo Nugroho. Ai shtoi se 799 persona kanë marrë lëndime serioze. Sipas tij, në bilancin e ri për gjendjen nuk janë futur raporte nga Sigi dhe Balaro, dhe pritet që numri i viktimave të jetë më i madh. Në afërsi të ishullit indonezian Sumba sot janë regjistruar dy tërmete me thellësi të ulët, por rrezik nga cunami nuk është paralajmëruar. Tërmet e reja janë regjistruar në 1.600 kilometra në jug të zonës së goditur nga tërmeti i fuqishëm dhe cunami në ishullin qendror Sulavesi të premten.