Shkup, 30 korrik – Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 148-të i miratoi aktivitetet për zbatimin e procesit të verifikimit (vetingut) të punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe e angazhoi këtë Ministri që të krijojë një Grup Pune me detyrën që deri më 20 gusht të hartojë një draft me masa, aktivitete dhe dinamikën e zbatimit të procesit që duhet t’i paraqitet Qeverisë deri më 1 tetor të këtij viti.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar Qeveria gjithashtu diskutoi dhe miratoi informacione mbi nevojën për një proces verifikimi të stafit të Ministrisë së Brendshme, duke u përmendur se procesi i verifikimit të Policisë në vendet e zhvilluara është pjesë përbërëse e etikës dhe standardeve profesionale të forcave të policisë dhe është pjesë e politikave të sigurisë.
Për krijimin e një institucioni të drejtë me standarde të larta të integritetit, forcimin e profesionalizmit të stafit të tij, forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, duke siguruar që oficerët e policisë të jenë të ndershëm, të besueshëm dhe të përkushtuar, siç është konstatuar, kërkohet që nga MPB-ja të përgatisë një projekt të një ligji të veçantë, i cili përcakton të gjithë elementët e nevojshëm për zbatimin efikas të procesit të verifikimit ose vlerësimit të punonjësve të Ministrisë.
Në grupin e punës ndër-sektorial parashikohet pjesëmarrja e stafit të Ministrisë, përfaqësues nga opinioni profesional, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në vend, përfaqësues të sektorit joqeveritar, me detyrë që të kryejnë një analizë gjithëpërfshirëse të situatës aktuale, duke identifikuar një model specifik për zhvillimin e procesit të verifikimit (vetingut) të punonjësve në MPB duke u bazuar në përvojën krahasuese dhe në hartimin e një ligji, së bashku me një plan veprimi mbi procesin.