Shkup, 5 prill – Vizion i përbashkët i Qeverisë dhe i Ministrisë së Shëndetësisë është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë qytetarëve që vazhdimisht të përmirësohen dhe avancohen përmes sistemit shëndetësor të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë të orientuar ndaj qytetarit. Qëllimi është që secili dhe gjithkund ta realizojë të drejtën e tij të mbrojtjes shëndetësore sa më të lartë të mundshme dhe të ketë mundësi dhe qasje deri në shërbim cilësor shëndetësor.
Këtë sot e theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. Vlladimir Miloshev në konferencën në prag të Ditës botërore të shëndetësisë, që u mbajt në organizim të Sekretariatit të rrjetit shëndetësor të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrës zhvillimore rajonale shëndetësore për shërbime publike-shëndetësore me seli në Institutin për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë. Motoja e Ditës botërore të shëndetit sivjet është “Shëndet për të gjithë, shëndet gjithandej”.
“Një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë është edhe sendërtimi i sistemit ‘Termini im’, me çka do të lirohen mjekët nga formalitetet administrative dhe do të kenë më shumë për pacientët e tyre. Fushatat për nevojën nga kontrollet e rregullta parandaluese me skrining për zbulim të hershëm të kancerit në qafën e mitrës, zorrën e trashë, për shtatzëni të shëndetshme, si dhe për ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, do të jenë në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe sigurimit të mbrojtjes së vazhdueshme efikase dhe shëndetësore për çdo qytetar”, tha Milloshev.
Theksoi se Ministria në periudhën në vijim do të punojë edhe në ndryshime dhe plotësime të ligjeve për mbrojtje shëndetësore dhe për sigurimin shëndetësor, në drejtim të avancimin të qasjes së të gjithë qytetarëve deri në shërbime më cilësore shëndetësore.
Drejtori i Institutit për shëndet publik, Shaban Memeti tha se edhe më tej do të punojnë në mbulimin universitar shëndetësor në sferën e shëndetit publik, përmes fushatave për shëndet publik, edukim shëndetësor, siguri të mjedisit jetësor dhe të punës, parandalim të sëmundjeve…