“Rruga drejt sundimit të mirë” është tema e konferencës përfundimtare në kuadër të projektit AKTION Vishegrad SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrejt i transparencës institucionale në Evropën Juglindore. Në kuadër të konferencës do të promovohet plani për implementimin e parimeve të sundimit të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – “Rruga drejt sundimit të mirë”. Në konferencë do të mbahen dy panel diskutime me temë: “Praktikat e mira nga rajoni i Grupit të Vishegradit dhe nga Ballkani” dhe “Qasja drejt të dhënave dhe hulumtime për sundim të mirë”. Në konferencë do të marrë pjesë Kristine D. Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni, Jacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni, përfaqësues të partnerëve në projekt nga Grupi i Vishegradit: Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, si dhe përfaqësues të organizatave partnere qytetare nga vendet e Ballkanit: Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.