Në Shkup sot do të mbahet konferenca përfundimtare e projektit Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, në të cilën është paralajmëruar fjalim i euroambasadorit Samuel Zhbogar. Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga implementimi i Ligjit për ndihmë juridike falas në periudhën 2016-2017 kur edhe realizohej projekti Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, si dhe rezultatet nga hulumtimi për kënaqësinë e qytetarëve nga ndihma e marrë juridike falas (NJF). Do të prezantohen edhe mangësitë e konfirmuara të sistemit të NJF-së me theks të veçantë në sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat e autorizuara për dhënie të ndihmës së këtillë dhe rekomandimet për përmirësim të tij.
Projekti Qasje deri te drejtësia në Maqedoni është financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i projektit është që të kontribuohet drejt përmirësimit të sistemit për mbrojtje të së drejtave të njeriut në vend përmes vlerësimit të kënaqësisë nga sistemi ekzistues për ndihmë juridike falas të qytetarëve dhe konfirmim të mangësive nga zbatimi i tij me qëllim të përfaqësimit për përmirësim të tij.