Konferenca e parë Europlan në Maqedoni me “Zgjidhje të sistemit për sëmundje të rralla”, do të mbahet sot në Shkup. Në konferencë, informojnë organizatorët do të ndahen shembuj dhe përvoja të mira në fushën e sëmundjeve të rralla nga Evropa dhe rajoni, si nxitje për diskutime dhe identifikim të mundësive për avancim të gjendjes në Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është përmes diskutimit për zgjidhjet e mundshme të potencohet në domosdoshmërinë e sigurimit të së ardhmes së sigurt dhe jetës cilësore për pacientët dhe familjet që përballen me sëmundje të rralla në Maqedoni.