Konferencë për TIK zgjidhje dhe trende inovative organizon sot Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit (MASIT) në partneritet me tuining projektin “Zhvillim i bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante” të financuar nga BE-ja.
Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, drejtorit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski, prodekanët e Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK), Boro Jakimovski dhe Dimitar Tashkovski si dhe kryetari i Asamblesë së MASIT Dragan Çepjunoski. Konferenca mbështetet nga Ministria e Ekonomisë përmes projektit nga Programi për mbështetje dhe zhvillim të shoqatës së klasterit.