Disa përfaqësues të industrisë mediale, shoqërisë civile dhe institucioneve bashkërisht diskutuan për problemet dhe perspektivat e TV kanaleve komerciale në nivel nacional, në konferencën e sotme “E ardhmja e TV kanaleve komerciale tokësore në nivel nacional: Cila është formula e suksesit?”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media. Euroambasadori, Samuel Zhbogar, në hapje tha se biznesi i Maqedonisë i ka dy qëllime, të sigurojë përfitim dhe të sigurojë lirinë e shprehjes dhe informacioneve, ndërsa shteti përmes rregullatorëve të vet të pavarur dhe profesional në proces transparent i ndjek operacionet e tyre.
“Ata i ndjekin si lirinë edhe bartjen e informacioneve, pluralizmi medial dhe llojllojshmëria garantohen përmes një rrethimi konkurrent. Ky është treg medial relativisht i vogël dhe bizneset dhe rregullatorët medial kanë sfidë konkrete, pasi që shpesh ofrojnë mundësi për ndikim. Është e rëndësishme prona dhe financimi i mediave të jenë transparente, ndërsa rregullatori ta ruaj paanshmërinë dhe pavarësinë e vet”, tha Zhbogar. Ministri i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës, Robert Popovski, tha se gjendja me lirinë dhe mënyrën e funksionimit të mediave në Maqedoni është konstatuar prej shumë raporteve ndërkombëtare dhe vendore dhe ndodhet në fund.
“Nevojiten reforma rrënjësore në këtë sferë. Nevojitet rregullim, gjegjësisht reforma, të cilat do të thonë rregullim i vërtetë i sferës mediale. Rregullativë ligjore e cila do të mundësojë profesionalizim dhe pavarësi të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale”, tha Popovski. Paralajmëroi se Qeveria shumë shpejtë do ta lëshojë në procedurë Ligjin për ndryshime dhe plotësime në sferën mediale, që njëherë e ka propozuar dhe dorëzuar në shqyrtim në opinion.
Theksoi se Qeveria më nuk do të shpenzojë para prej buxhetit për reklama, pasi që gjithçka që do të ketë nevojë ta prezentojë si informacion me karakter publik do ta bëjë në servisin publik, pa transaksion komercial. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të njërës së TV shtëpive më të mëdha në Kroaci, RTL si dhe ekspertë medial nga Sllovenia dhe Kroacia.