Konferencë për shpallje të Malit Sharr për park nacional

Tetovë, 11 maj – “Sfidat për mbrojtje të natyrës së Malit Sharr në rajonin e ardhshëm të mbrojtur ndërkufitar ‘Shara/Sharri/Korab'” është tema në të cilën biseduan faktorët kyç nga rajoni i Malit Sharr në kuadër të konferencës të cilën Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM) dhe platforma “Miqtë e Sharrit” e organizuan sot në Kodrën e Diellit. Aktiviteti është manifestim përfundim projekti dy vite e gjysmë që ka për qëllim të shpalljes së një pjese të Malit Sharr nga ana e Maqedonisë për park nacional. “Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohen rezultatet nga aktivitetet e projektit trevjeçar ‘Rujtja e shumëllojshmërisë biologjike përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve të Malit Sharr i realizuar nga SHEM dhe platforma ‘Miqtë e Sharrit’ ndërsa njëkohësisht edhe të prezantohen aktivitetet e përbashkëta nga më shumë faktorë vendor dhe ndërkombëtar në rajonin ndërkufitar Shara/Sharri/Korabi në kuadër të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Frosina Pandurska Dramiqanin nga platforma “Miqtë e Sharrit”. “Konferenca është një hap përpara drejt procesit për shpallje të Malit Sharr për park nacional. Kjo është paraparë me planin urbanistik të Maqedonisë vite më parë, ndërsa deri tani edhe në raste të tjera Ministria ka bërë përpjekje që kjo edhe të ndodh. Me projektin e financuar nga UNEP dhe GEF përgatitet studim për valorizim të resurseve natyrore për Malin Sharr, si dhe dokumentet e tjera plotësuese për përfundim të këtij procesi që në 2 deri në 3 vitet e ardhshme do të finalizohen. Duhet të them se ne si shtet stagnojmë në planin e mbrojtjes së Malit Sharr në krahasim me fqinjët tanë, por konsideroj se është shumë e rëndësishme që i gjithë procesi të përfshijë përveç përfaqësues nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv edhe ekspertë nga bashkësia shkencore-hulumtuese, organizatat joqeveritare dhe para së gjithash përfaqësues të popullatës lokale që vendimi eventual për Sharrin si park nacional të mos jetë vetëm në letër por të zbatohet në praktikë dhe të kontribuojë për mbrojtje të biodiversitetit por edhe mirëqenien e popullatës lokale”, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti. Sipas kryetarit të SHEM-së, Sllavço Hristovski po bëhen pothuajse 20 vite nga fillimi i iniciativës për shpallje të Malit Sharr për park nacional. “Mendoj se humbëm shumë kohë dhe se tani është momenti kritik që përfundimisht Mali Sharr të bëhet park nacional dhe të lidhet me rajonet tanimë të mbrojtura në Kosovë dhe Shqipëri dhe të jetë një nga rajonet më të mëdha të mbrojtura ndërkufitare në Evropë”, tha Hristovski. Gjëja më e rëndësishme që e rrezikon malin është urbanizmi i paplanifikuar masiv dhe gjuetia pa leje – këto dy gjëra janë kyçe me të cilat do të duhet të merren ata të cilët do ta udhëheqin parkun e ardhshëm nacional, konsideron profesori nga Fakulteti Matematikor-Natyror pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup Lupço Mellovski. “Nëse Mali Sharr nuk shpallet për park nacional kanoset zhdukje ose degradim i shumëllojshmërisë biologjike të Sharrit që është shumë e pasur por edhe e rëndësishme. Gjuetia pa leje është shkatërruese për shkak se gjuetia nuk është rregulluar thuajse në gjithë malin ndërsa ndërtimi intensiv i objekteve në majën e Sharrit si dhe pjesës më të madhe të intervenimeve infrastrukturore në pjesët më të larta të saj tregojnë se nuk respektohen dispozitat ligjore që tani janë në fuqi kështu që çfarëdo lloj prolongimi të procedurës do të ketë pasoja shkatërruese. Ne në kuadër të projektit me UNEP dhe organizata të tjera ndërkombëtare kemi grumbulluar një pjesë të madhe të dokumentacionit të nevojshëm që do ta dorëzojmë deri te Qeveria prej nga pastaj propozim ligji për shpallje të Malit Sharr për park nacional duhet të dorëzohet deri te Kuvendi për miratim. Për profesorin Gjoshe Stevkov nga Fakulteti i farmacisë nga Shkupi, mbrojtja e natyrës shkon së bashku me shfrytëzimin e drejtë komercial të bimëve dhe prodhimeve tjera malore. Besnik Hallaçi nga Parku i natyrës Korab nga Shqipëria i transmetoi përvojat nga puna e këtij institucioni që është një hap më poshtë nga niveli i parkut nacional. “Në këtë mënyrë ne jemi të hapur për bashkëpunim me popullatën lokale e cila ka mundësi që përmes zhvillimit të turizmit, ushqimit lokal dhe vlerave kulturore të përfitojë, ndërsa njëkohësisht edhe vetë ata janë të përfshirë në mbrojtjen e natyrës për shkak se e kanë të qartë se vetë në këtë mënyrë turistët dhe të interesuarit e tjerë do të mund ta vizitojnë këtë rajon. Në konferencë përveç hulumtimeve të fundit për resurse natyrore të Malit Sharr, u prezantuan edhe aktivitetet e përfaqësuesve nga Parku Nacional “Malet e Sharrit” nga republika e Kosovës, përfaqësues nga Parku i Natyrës “Korab-Koritnik” nga Republika e Shqipërisë, përfaqësues nga Fondacioni Euronator nga Gjermania, si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare GIZ, SWG dhe Un environment