Është e domosdoshme reformë esenciale dhe profesionalizëm i plotë i strukturave të sigurisë së Maqedonisë edhe pse për momentin vendi po ballafaqohet me sfida më serioze të brendshme dhe të jashtme të sigurisë, por megjithatë nuk mund të anashkalohet rreziku nga hapja e sërishme e rutës ballkanike të refugjatëve dhe valë e re eventuale e refugjatëve. Ky është vlerësimi kryesor në konferencën shkencore-eksperte me temë “Sfidat aktuale të sigurisë” që sot po mbahet në Shkup në organizim të Klubit të gjeneralëve, Forumit ballkanik për siguri dhe Shoqatës së veteranëve dhe rezervistëve nga mbrojtja dhe siguria. Qëllimi i konferencës ishte mbi analizën eksperte të aspekteve aktuale të sigurisë dhe stabilitetit që të jepet pikëpamje për rrugën në ndërtimin e mëtejshëm të sistemit për siguri të Maqedonisë në kontekst të stabilitetit në nivel kombëtar dhe rajonal. Konkluzionet nga konferenca do të prezantohen para Qeverisë dhe para ministrive adekuate.
“Në Maqedoni sistemi i sigurisë përjetoi dështim shumë serioz. Për këtë arsye po përpiqemi që në kuadër të shqyrtimeve tona profesionale të japim pikëpamje se çka dhe si duhet në moment të parë të ndërmerret përmes organeve adekuate në strukturat e sigurisë dhe se si të avancohet sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes dhe nga ky aspekt se si të zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Bllagoja Markovski, kryetar i Forumit ballkanik për siguri. Ai theksoi se për momentin nuk ekziston rrezik serioz për agresion ndaj Maqedonisë, por kjo, siç tha, nuk do të thotë se duhet të jemi të qetë dhe të mos parandalojmë çfarëdo lloj rreziqesh, posaçërisht nëse merret parasysh se kanosjet asimetrike çdoherë janë të pranishme.
Saktësoi se për momentin nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa posaçërisht kjo nuk është ashtu pas vitit 2008 kur, siç tha, ngecën shumë sfera në zhvillimin e afrimin deri te vlerat evropiane dhe euroatlantike. Gjenerali Boris Stojanoski, nënkryetar i Shoqatës së veteranëve dhe rezervistëve nga mbrojtja dge siguria theksoi se është e domosdoshme që të konfirmohen dhe theksohen sfidat e rëndësishme aktuale të sigurisë dhe të sugjerohet mënyrë për tejkalimin e tyre në të ardhmen.
Prof.dr. Vlladimir Pivovarov, madje, theksoi se vendi ka probleme serioze në planin e jashtëm dhe të brendshëm të sigurisë pas gjithë asaj që ndodhi viteve të fundit dhe shprehu shpresë se ministrat e rinj do të japin gjithçka nga vetja që t’i profesionalizojnë shërbimet e sigurisë dhe t’u përgjigjen sfidave. Koncepti i shoqërisë civile, theksoi, është supozim i mirë për evitim të konflikteve të mundshme ndëretnike.
Gjenerali Mirosllav Stojanovski nga Klubi i gjeneralëve tha se ndodhitë e 27 prillit janë vetëm kulminacion i disa gjendjeve të cilat, siç tha, përfunduan me finale në Kuvend me ndërhyrjen e dhunshme dhe rrezikimin e jetëve të deputetëve që është e palejueshme për shekullin 21. Shprehu shpresë se Qeveria e re do të ndërmerr gjithçka që është e nevojshme dhe se do të përqendrohet në çështjet me të cilat do të përmirësohet gjendja e qytetarëve dhe do të sigurohen kushte më të sigurta për jetë.