Shkup, 7 qershor- Në kuadër të Projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sot do të mbahet konferencë me temë “Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore”. Në konferencë do të flasin ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, drejtori i EPI Qendrës Internacional, Ljubomir Dimovski, ndërkaq do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori privat dhe institucionet qeveritare. Ata do të bisedojnë për rezultatet nga 17 sesione të mbajtura informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rrefullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë. Fokusi i sesioneve informative është vënë në katër fusha të ndryshme – mjedisi jetësor, marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive, ligji doganor dhe tatimet dhe procedura tatimore. Projekti i USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit është projekt katërvjeçar, me buxhet prej 1.9 milionë dollarë amerikanë. Projekti synon drejt adresimit të sfidave nga fusha e rregullativës së biznesit, si dhe drejt uljes së presioneve të vazhdueshme me të cilat përballen ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë harmonizimit me rregullat tejet të komplikuara ligjore.