Konferencë me temë “Reforma në sektorin e sigurisë, sundimi i të drejtës dhe mekanizmat për qasje deri te drejtësia” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Komitetit për mbrojtjen e të drejtës dhe shoqatat e afërta.
“Konferenca, siç thonë organizatorët, është përkushtuar në reformat në sektorin e sigurisë dhe zbatimin e konkluzioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për raste të motivuara politike të miratuara në seancën e 68-të, të mbajtur më 15 maj të këtij viti.
Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i zëvendësministrit të Drejtësisë Oliver Ristovski, të drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Goran Nikollovski, të sekretarit shtetëror në MPB, Magdalena Nestorovska dhe të ekspertëve nga fusha e sigurisë dhe materies penalo-juridike.