Shkup, 25 mars – Nevojitet koordinim më i rritur mes të gjithë institucioneve në shtet, veçanërisht mes ministrive për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe për Ekonomi, me organizatat qytetare dhe me partnerët ndërkombëtarë sepse në këtë moment po përgatitet strategjia për energjetikë dhe fillon strategjia për klimë.
Këtë sot e theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në konferencën ndërkombëtare “Projekte hidroenergjetike dhe mbrojtje e natyrës -sfida dhe zgjidhje”.
Sipas tij, nevojitet baza e të dhënave ku do të rrjedhin të gjitha informacionet dhe njohuritë për këtë sferë. Tha se me fqinjët tanë pak kemi biseduar për marrëdhëniet ndërkufitare në lidhje me hidropotencialin.
Drejtori ekzekutiv i shoqatës ekologjike të qytetarëve “Front 21/42“ Aleksandra Bujarovska informon për punën e tyre dhjetëvjeçare, për luftën për ruajtjen e natyrës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen e parkut nacional “Mavrovë”.
“Lufta për parkun nacional ‘Mavrovë’ ende nuk ka përfunduar. Ende ekzistojnë plane të cilat parashohin ndërtimin e projekteve hidroenergjetike dhe në mënyrë shtesë ende publikohen thirrje të cilat parashohin projekte të reja hidroenergjetike”, tha Bujaroska. Përkujtoi se në thirrjen e fundit nga janari i këtij viti që parasheh edhe një hidroelektranë e re në lumin Zhirovnicë.
Bujarovska theksoi se nuk munden të jenë të pranishëm në të gjitha rajonet mbrojtëse, gjithë kohës edhe në rajonet ku realisht ka problem me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për atë e kanë filluar peticionin për “Zona të gjelbra për lumenj të kaltër”. Peticioni parasheh emërimin e zonave pa projekte hidroenergjetike.
“Vlerësojmë se për këtë të gjitha palët e prekura do të ishin të interesuar dhe do të ishte në interes së të gjithëve sepse nga njëra anë, siç ne e humbim natyrën, ashtu edhe investitorët i humbin paratë e tyre”, tha Bujaroska.
Organizatorë të konferencës janë “Front 21/42“, Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko vetëdija” dhe “EuroNatur“.