Shkup, 6 shkurt – Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup sot organizojnë konferencë për promovimin e pjesëmarrjes së personave me pengesa në procesin zgjedhor.
Ngjarja është organizuar me rastin e Ditës zgjedhore globale, ndërsa qëllimi është të ndihmohet në ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrjen e kufizuar të personave me pengesa në jetën publike dhe procesin zgjedhor.
Fokus i diskutimit do të jenë masat për menaxhim më të lehtë me institucionet demokratike dhe proceset inkluzive të sjelljes së vendimeve.
Në sesionin hyrës është paralajmëruar fjalimi i ambasadorit Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Lusine Badaljan, këshilltar i lartë për zgjedhje nga ODIHR, Oliver Derkovski, kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor dhe Bojana Mlladenovska, aktiviste për të drejtat e personave me pengesa.