Konferencë shkencore “Tatimi i vlerës së shtuar – ndryshime lidhur me personat fizikë tatim-pagues: dilema dhe perspektiva”, do të mbahet sot në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” në Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”. Panelistë të konferencës, siç është paralajmëruar, janë drejtoresha e përgjithshme e DAP-it Anastasia lieska, si dhe profesorët Vanço Uzunov, Vesna Pendovska dhe Aleksandra Maksimovska nga Fakulteti juridik.
Në konferencë do të bëhet fjalë për ndryshimet në rregullativën ligjore të TVSH-së, për dilemat dhe problemet në zbatimin e rregullave të reja nga rregullativa ligjore për TVSH, TVSH rregulli për pragun e regjistrimit në BE dhe RM dhe mundësitë dhe rreziqet nga evazioni tatimor për shkak të ndryshimeve në TVSH rregullativën.