Konferencë për migrimin dhe politikën sociale në kontekst të integrimit euroatlantik

Shkup, 11 maj Universiteti “Nëna Terezë” sot do të mbajë konferencë shkencore me temë “Migrimi, mobiliteti dhe politika sociale në kontekst të integrimit euroatlantik”.

Do të marrin pjesë ekspertë  nga vendi, Austria, Kosova, Shqipëria dhe Turqia.

Është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, si dhe i rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhani.