Manastir, 6 nëntor 2018 (MIA) – “Liria e shprehjes, liri mediatike dhe vetërregullim”,është tema e konferencës së sotme që do të mbahet në Manastir në organizim të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).
Në konferencë do të promovohet edhe konkursi i BE-së për çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në raportimin për çështje të ndërlidhura me temën “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”.
Siç është paralajmëruar fjalim do të mbajë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Rikardo Gutierez.